Dita Botërore e Ushqimit: Si po e ndryshon inovacioni mënyrën e kultivimit të pemëve frutore në Shqipëri

Të dhënat meteorologjike dhe sistemet e ujitjes e plehërimit të kontrolluar po ndihmojnë fermerët në Korçë dhe Dibër të përshtatin prodhimin bujqësor me ndryshimet klimatike, të ulin kostot dhe të përdorin më me efikasitet burimet.
Klima tkurr prodhimin, gratë fermere mbajnë barrën

Temperaturat e larta dhe fenomenet ekstreme të motit po ulin rendimentin e kulturave bujqësore në fushën e Maliqit, duke rënduar veçanërisht mbi gratë fermere. Në Pojan, sipërfaqja e mbjellë me fasule është përgjysmuar në vetëm katër vjet, ndërsa rënia e prodhimit dhe emigracioni po ndryshojnë mënyrën e jetesës së familjeve që prej vitesh mbështeten te bujqësia.
Zjarret dogjën 16 mijë ha pyje e kullota, kërkohet parandalim

35 vatra në vetëm 24 orë, ndërsa 2025 la pas mbi 16 mijë ha të djegur. Ndryshimet klimatike po e bëjnë sezonin e zjarreve më të gjatë dhe më të rrezikshëm, por UNECE paralajmëron se përgjigjja nuk mund të kufizohet te ndërhyrja pasi flakët kanë nisur. Menaxhimi i pyjeve, pastrimi i biomasës, brezat kundër zjarrit, monitorimi dhe paralajmërimi i hershëm duhet të kalojnë në qendër të politikave.
Gratë kanë më pak akses në kredi, sfida për financimin e gjelbër

Gratë sipërmarrëse kanë më pak akses në kredi, duke kufizuar mundësitë e tyre për të investuar në energji të rinovueshme, bujqësi të qëndrueshme dhe teknologji të gjelbra. Mungesa e kolateralit mbetet një nga pengesat kryesore, ndërsa kërkohet zhvillimi i produkteve financiare të posaçme për bizneset e drejtuara nga gratë.
Delegacioni i Parlamentit Evropian: Punimet në Vjosë–Nartë shkelin Direktivat e BE-së

Pas vizitës në Vjosë–Nartë dhe takimeve me autoritetet shqiptare, delegacioni i Grupit të Gjelbërve në Parlamentin Evropian arrin në përfundimin se ndërhyrjet në zonën e mbrojtur bien ndesh me standardet e BE-së.
Nga klima, te investimet strategjike, katër mesazhet e Parlamentit Evropian për mjedisin

Përveç kërkesës për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për zonat e mbrojtura” dhe vendosjes së një moratoriumi për zhvillimet e reja në këto territore, rezoluta e Parlamentit Evropian shpreh gjithashtu shqetësim për ligjin “Për investimet strategjike” dhe mungesën e progresit në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Parlamenti Evropian kërkon pezullimin e menjëhershëm të ndërtimeve në zona të mbrojtura

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të shfuqizojë ndryshimet e vitit 2024 në ligjin “Për zonat e mbrojtura” dhe të pezullojë zhvillimet e reja në këto territore deri në përputhjen e plotë të legjislacionit me standardet evropiane të mbrojtjes së natyrës.
Pishë Poro – Narta, faktet që lë jashtë sqarimi i Ramës

Në aspektin formal, sistemi ligatinor Vjosë-Nartë u shpall në vitin 2004 si peizazh ujor/tokësor i mbrojtur dhe, edhe sot vazhdon të jetë pjesë e kategorisë së peizazheve të mbrojtura. Megjithatë, ky argument lë jashtë shumë elemente kryesore, që nuk lidhen me emërtimin dhe kategorinë e zonës, por me transformimin e aktiviteteve që lejohen të zhvillohen brenda këtij territori me vlera të larta natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.
FORUM / “Zvërneci”, edhe një resort “i gjelbër” cenon zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë

Mes protestave qytetare dhe garancive të qeverisë se projekti në Zvërnec do të respektojë standardet mjedisore, profesorë dhe ekspertë të biologjisë, planifikimit territorial dhe menaxhimit të mjedisit japin vlerësimin e tyre mbi ndërtimet e planifikuara në Pishë Poro – Nartë.
96 organizata kërkojnë moratorium për investimet në zonat e mbrojtura

96 organizata të shoqërisë civile kërkojnë vendosjen e moratoriumit për investimet në zonat e mbrojtura. Në një letër drejtuar Kuvendit kërkohet gjithashtu shfuqizimi i ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, që sipas tyre po rrezikojnë natyrën dhe integrimin evropian.