Të vetmit për mjedisin dhe klimën
KLIMA
Ne ju japim informacionet e fundit të mjedisit dhe klimës, analizojmë dhe sjellim zërin e ekspertëve të pavarur.
Ngjarje

Integriteti, në hije të energjisë së gjelbër. Pyjet dhe kullotat në rrezik!
Rritja e investimeve në energjinë diellore po shoqërohet me një valë shqetësimesh për integritetin institucional dhe mungesën e transparencës në dhënien e fondit pyjor dhe kullosor për ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

Forumi Rajonal në Korçë “ndez” debatin për integritetin mjedisor, 920 hektarë pyje e kullota të dhëna me qira për energjinë diellore
Forumi Rajonal “Integriteti mjedisor në përdorimin e tokës – Sfidat e qeverisjes vendore në luftën kundër korrupsionit”, mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të bashkive, pushtetit vendor, akademisë, ekspertëve dhe medias.

Qindra hektarë pyje e kullota jepen për centrale diellore, All Green: Auditoni ankandet!
Një raport i All Green Centre, i bazuar në monitorimin e procedurave të dhënies me qira të tokave pyjore dhe kullosore, për ndërtimin e centraleve diellore sjell për herë të parë një panoramë të plotë të këtij procesi dhe të ndikimit që po shkakton në territor dhe jetën e komuniteteve lokale.
Video hulumtuese
Investigime

INVESTIGIMI / Shkeljet në tenderë “ndotin” monitorimin e ajrit
Të paktën 3 nga 4 tenderët e zhvilluar midis viteve 2020 -2023 nga MTM dhe AKM kanë shkelje, duke iu shtuar problemeve të shumta që ka sistemi ekzistues i monitorimit. 9 stacionet e vetme të monitorimit të ajrit i janë dhuruar shtetit shqiptar midis viteve 2008 – 2011. Vetë qeveria nuk ka bërë asnjë investim në këtë drejtim.

INVESTIGIMI / “Të rrezikuar e të pambrojtur”, shëndetësia shqiptare kërcënohet nga ndryshimet klimatike
Ndryshimet klimatike do rrisnin nevojën për kujdes shëndetësor, por të dhënat e përpunuara nga “EkoSkaner” tregojnë se qeveria po lëviz ngadalë në drejtim të marrjes së masave për zbutjen e efekteve negative, në shkelje të angazhimeve të ndërmarra në strategjitë e miratuara.

INVESTIGIMI / “Më shumë dëme”, bashkitë vuajnë mungesën e rentës minerare
Sipas ekspertëve të ardhurat nga renta nuk mund të krahasohen me impaktin negativ që kanë në infrastrukturë dhe mjedis industritë nxjerrëse, duke kërkuar rritjen e përfitimeve për bashkitë ku ushtrohet veprimtaria që kanë nivel të lartë varfërie, pavarësisht pasurive natyrore të tyre.