EKSKLUZIVE / Zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, BE vendos kushte për integrimin

Një dokument i brendshëm i procesit të negociatave, i siguruar nga EkoSkaner, zbulon se Bashkimi Evropian i kërkon Shqipërisë të shfuqizojë ndryshimet në ligjin “Për zonat e mbrojtura” dhe t’i japë fund ligjit “Për investimet strategjike”, dy instrumente ligjore që kanë qenë në qendër të debateve mbi zhvillimet në zona me vlera të larta natyrore.

Pishë Poro-Nartë, si iu hap rruga ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur

Historia e zhvillimeve në kompleksin natyror Pishë Poro-Vjosë-Nartë nuk nisi me hyrjen e makinerive në terren. Ajo është rezultat i një sërë vendimmarrjesh dhe ngjarjesh që prej vitesh kanë ngritur shqetësim te ekspertët e mjedisit dhe organizatat e shoqërisë civile, që paralajmëronin se mbrojtja e këtyre territoreve po dobësohej gradualisht.

Ndotja e ajrit “alarmante”, plani 700 mln euro i Bashkisë Tiranë pritet me kritika

Për herë të parë në një dokument zyrtar të Bashkisë Tiranë pranohet se një nga faktorët kryesorë për ndotjen e ajrit është urbanizimi pa kriter i qytetit dhe ndërtesat e larta, teksa rrugët e ngushta pengojnë shpërndarjen e ajri dhe kanë ndërprerë “korridoret e ajrimit të qytetit”. Bashkia parashikon të shpenzojë rreth 71.5 mld lekë ose më shumë se 700 mln euro 15 vitet e ardhshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por anëtarët e këshillit kritikojnë planin si formal, nëse nuk kufizohet vrulli i ndërtimeve.

Ujërat e zeza ndotin liqenet dhe rezervuaret, rrezik për shëndetin publik

Nga Ola Mitre Ndotja nga ujërat e zeza prek një pjesë të konsiderueshme të liqeneve dhe rezervuareve të monitoruar në vend, përfshirë edhe burime strategjike të ujit dhe destinacione turistike. Nga 14 trupa ujorë të monitoruar gjatë vitit 2025, 8 janë klasifikuar me status ekologjik “të keq”, ndërsa 6 të tjerë “të moderuar”. Të dhënat […]

Kufizimet për rafting në Vjosë u vendosën pa studime shkencore

Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës vendosi kufizime kohore për ushtrimin e rafting-ut, por operatorët dhe ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi mungesën e studimeve specifike që justifikojnë këto përcaktime. Ata kërkojnë rregulla të bazuara në të dhëna shkencore, që të mbrojnë biodiversitetin pa cenuar ekonominë lokale.

Trafiku dhe zhvillimi urban rrisin ndotjen e ajrit dhe zhurmën në qytetet shqiptare

Në Tiranë, rreth 66.7 % e pikave të monitorimit tejkalojnë vlerën referencë për dioksidin e azotit (NO₂), një ndotës që lidhet kryesisht me trafikun rrugor. Po ashtu, 98.3 % e pikave të monitorimit rezultojnë mbi pragun referencë për dioksidin e karbonit (CO₂), çka reflekton intensitetin e lartë të aktivitetit urban dhe të trafikut në kryeqytet.