Të vetmit për mjedisin dhe klimën
KLIMA
Ne ju japim informacionet e fundit të mjedisit dhe klimës, analizojmë dhe sjellim zërin e ekspertëve të pavarur.
Ngjarje

Dita Botërore e Ushqimit: Si po e ndryshon inovacioni mënyrën e kultivimit të pemëve frutore në Shqipëri
Të dhënat meteorologjike dhe sistemet e ujitjes e plehërimit të kontrolluar po ndihmojnë fermerët në Korçë dhe Dibër të përshtatin prodhimin bujqësor me ndryshimet klimatike, të ulin kostot dhe të përdorin më me efikasitet burimet.

Klima tkurr prodhimin, gratë fermere mbajnë barrën
Temperaturat e larta dhe fenomenet ekstreme të motit po ulin rendimentin e kulturave bujqësore në fushën e Maliqit, duke rënduar veçanërisht mbi gratë fermere. Në Pojan, sipërfaqja e mbjellë me fasule është përgjysmuar në vetëm katër vjet, ndërsa rënia e prodhimit dhe emigracioni po ndryshojnë mënyrën e jetesës së familjeve që prej vitesh mbështeten te bujqësia.

Zjarret dogjën 16 mijë ha pyje e kullota, kërkohet parandalim
35 vatra në vetëm 24 orë, ndërsa 2025 la pas mbi 16 mijë ha të djegur. Ndryshimet klimatike po e bëjnë sezonin e zjarreve më të gjatë dhe më të rrezikshëm, por UNECE paralajmëron se përgjigjja nuk mund të kufizohet te ndërhyrja pasi flakët kanë nisur. Menaxhimi i pyjeve, pastrimi i biomasës, brezat kundër zjarrit, monitorimi dhe paralajmërimi i hershëm duhet të kalojnë në qendër të politikave.
Video hulumtuese
Investigime

EKSKLUZIVE / Zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, BE vendos kushte për integrimin
Një dokument i brendshëm i procesit të negociatave, i siguruar nga EkoSkaner, zbulon se Bashkimi Evropian i kërkon Shqipërisë të shfuqizojë ndryshimet në ligjin “Për zonat e mbrojtura” dhe t’i japë fund ligjit “Për investimet strategjike”, dy instrumente ligjore që kanë qenë në qendër të debateve mbi zhvillimet në zona me vlera të larta natyrore.

“Paketa e Maleve”, marrëveshja 1 euro kërcënon Parqet Kombëtare të Ballkanit
Arkitektura ligjore e “Paketës së Maleve” favorizon investime të mëdha turistike dhe energjetike, shumë larg modelit familjar të premtuar, duke mos përjashtuar as Parkun “Alpet e Shqipërisë”, një territor kyç për iniciativat ndërkufitare të mbrojtjes së natyrës, pjesë e Alpeve Dinarike dhe e Brezit të Gjelbër Evropian.

INVESTIGIMI / Shkeljet në tenderë “ndotin” monitorimin e ajrit
Të paktën 3 nga 4 tenderët e zhvilluar midis viteve 2020 -2023 nga MTM dhe AKM kanë shkelje, duke iu shtuar problemeve të shumta që ka sistemi ekzistues i monitorimit. 9 stacionet e vetme të monitorimit të ajrit i janë dhuruar shtetit shqiptar midis viteve 2008 – 2011. Vetë qeveria nuk ka bërë asnjë investim në këtë drejtim.