Vënia në funksion e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe degëzimi drejt aeroportit të Rinasit parashikohet të ulë ndjeshëm emetimet e gazeve me efekt serrë, duke ndikuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe angazhimeve të ndërmarra nga qeveria në kuadër të Axhendës së Gjelbër. Por, punimet për këtë linjë hekurudhore nuk do të përfundojnë as këtë vit, sikurse ishte parashikuar.