“Të rrezikuar e të pambrojtur”, shëndetësia shqiptare kërcënohet nga ndryshimet klimatike

Video hulumtuese
Teksa nevoja për kujdes shëndetësor do të jetë më e lartë për shkak të ndryshimeve klimatike, të dhënat e përpunuara nga “EkoSkaner” tregojnë se qeveria po lëviz ngadalë në drejtim të marrjes së masave për zbutjen e efekteve negative, në shkelje të angazhimeve të ndërmarra në strategjitë e miratuara.

Temperaturat mesatare në vendin tonë variojnë nga 7°C në dimër, në 24 °C në verë, por vitet e fundit vendi po goditet nga valë të nxehti, që sipas shumë studimeve do të jenë më të shpeshta në vitet në vijim. Instituti i Bashkimit Evropian për Klimën “Copernicus” e shpalli vitin 2024, më të ngrohtin të regjistruar globalisht, ndërsa në rritje pritet të jenë dhe fatkeqësitë natyrore, që së bashku me të nxehtin do të rëndojnë mbi shëndetin e popullatës.

Por, teksa nevoja për kujdes shëndetësor do të jetë më e lartë, të dhënat e përpunuara nga “EkoSkaner” tregojnë se qeveria po lëviz ngadalë në drejtim të marrjes së masave për zbutjen e efekteve negative, në shkelje të angazhimeve të ndërmarra në strategjitë e miratuara. Përballë nevojës në rritje për mjekë, Ministria e Shëndetësisë uli kuotat e specializimeve me 18 %, ndërsa investimet shkojnë kryesisht për ndërtime dhe rikonstruksione të godinave shëndetësore dhe jo për blerjen e pajisjeve mjekësore. Tirana merr pjesën dërrmuese të këtyre fondeve, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve përfitojnë në mënyrë sporadike investime publike në shëndetësi.

Për më tepër ndiqni hulumtimin e realizuar nga gazetarja Ola Mitre.