Rreth Nesh

Ne ju japim informacionet më të fundit të mjedisit dhe klimës, analizojmë dhe sjellim zërin e ekspertëve të pavarur.

EkoSkaner është media e parë dhe e vetme dixhitale në Shqipëri, dedikuar lajmeve të mjedisit dhe klimës. E themeluar në vitin 2021 si pjesë e organizatës mjedisore All Green Centre, sot ne kemi një platformë dixhitale tërësisht të përkushtuar ndaj publikimit të përmbajtjes cilësore, të bazuar në shkencë për çështjet mjedisore, shkaqet dhe zgjidhjet.

Ndërsa ne jemi forcuar, mbetemi ende të përkushtuar ndaj parimit tonë themelues: krijimi i një të ardhmeje të qëndrueshme.

Qëllimi ynë është të fuqizojmë lexuesit që të marrin vendime të informuara dhe të ndërgjegjshme për mjedisin, që mbështesin një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Nëpërmjet lajmeve të besueshme mjedisore, udhëzuesve të bazuar në zgjidhje dhe rishikimeve të përgjegjshme të produkteve, ne duam të ndihmojmë si qytetarin e saposhqetësuar ashtu edhe aktivistin veteran mjedisor të jenë pjesë e zgjidhjes çdo ditë. Shpresa jonë është që ne mund t’i ndihmojmë të gjithë të angazhohen, të adoptojnë praktika të qëndrueshme dhe të mbështesim politikat mjedisore.

Ne besojmë se zgjedhjet tona janë një forcë e fuqishme dhe se së bashku mund të bëjmë zgjedhje më të mira për të krijuar një të ardhme më të mirë për planetin, për jetën e egër dhe për njerëzimin.

Partnerët tanë