Përjashtimi i rindërtimit nga eficienca e energjisë shqetëson mjedisorët

Emisione

Garantimi i performancës energjetike të ndërtesave është detyrim ligjor për ndërtimet e reja, si dhe për ato që kalojnë masën mbi 25% të rikonstruksionit. Megjithatë, Këshilli i Ministrave anashkaloi këto detyrime përmes një vendimi, që përjashton godinat që ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, duke shkelur prioritetet për eficiencën energjetike që sjellin një sërë përfitimesh në drejtim të reduktimit të ndotjes së ajrit, prerjes së pyjeve, ekomonisë dhe shëndetit.

Ekspertët ngrejnë shqetësime për këtë vendim që bie në kundërshtim me strategjitë e vendit dhe angazhimet për uljen e shkarkimeve në ajër, si dhe kritikojnë modelin e krijuar nga qeveria shqiptare, duke kërkuar ndryshimin e tij për sa kohë gati 60% e pallateve të rinj të planifikuar, nuk kanë përfunduar ende. Ata shtojnë se politikat për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike janë të domosdoshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku Shqipëria aspiron të bëjë pjesë.

Gjeni për më shumë emisionin e plotë “EkoSkaner” në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=6QEsroNFlA4&t=103s