Transferta e rentës minerare te bashkitë ku ushtrohet aktiviteti i industrisë nxjerrëse ishte në fokus të emisionit “EkoSkaner”. Investigimi nxjerr në pah se miliona lekë nuk shkon te buxhetet bashkiake, në shkelje të legjislacionit në fuqi.
Vetë bashkitë ankohen për procedura rakorduese që vështirësojnë përfitimin e parave, ndërsa shtojnë se kërkesat shumëvjeçare për rritjen e pjesës takuese për pushtetin vendor kanë rënë në vesh të shurdhër.
Sipas ekspertëve, të ardhurat nga renta nuk mund të krahasohen me impaktin negativ që kanë në infrastrukturë dhe mjedis industritë nxjerrëse, duke kërkuar rritjen e përfitimeve për këto bashki që kanë nivel të lartë varfërie, pavarësisht pasurive natyrore të tyre. Ata kritikojnë mungesën e reagimit nga qeveria qendrore, ndërsa kërkojnë jo vetëm rritjen e përfitimeve por edhe kanalizimin e fondeve për përmirësimin e gjendjes në mjedis, që pasohet me përmirësimin e jetesës dhe shëndetit të qytetarëve.
Ndiqni emisionin e plotë, të realizuar nga gazetarja Ola Mitre.