Ngjarje

Ne ju japim informacionet më të fundit të mjedisit dhe klimës, analizojmë dhe sjellim zërin e ekspertëve të pavarur.

EKSKLUZIVE / Zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, BE vendos kushte për integrimin

Një dokument i brendshëm i procesit të negociatave, i siguruar nga EkoSkaner, zbulon se Bashkimi Evropian i kërkon Shqipërisë të shfuqizojë ndryshimet në ligjin “Për zonat e mbrojtura” dhe t’i japë fund ligjit “Për investimet strategjike”, dy instrumente ligjore që kanë qenë në qendër të debateve mbi zhvillimet në zona me vlera të larta natyrore.

Pishë Poro-Nartë, si iu hap rruga ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur

Historia e zhvillimeve në kompleksin natyror Pishë Poro-Vjosë-Nartë nuk nisi me hyrjen e makinerive në terren. Ajo është rezultat i një sërë vendimmarrjesh dhe ngjarjesh që prej vitesh kanë ngritur shqetësim te ekspertët e mjedisit dhe organizatat e shoqërisë civile, që paralajmëronin se mbrojtja e këtyre territoreve po dobësohej gradualisht.

Ndotja e ajrit “alarmante”, plani 700 mln euro i Bashkisë Tiranë pritet me kritika

Për herë të parë në një dokument zyrtar të Bashkisë Tiranë pranohet se një nga faktorët kryesorë për ndotjen e ajrit është urbanizimi pa kriter i qytetit dhe ndërtesat e larta, teksa rrugët e ngushta pengojnë shpërndarjen e ajri dhe kanë ndërprerë “korridoret e ajrimit të qytetit”. Bashkia parashikon të shpenzojë rreth 71.5 mld lekë ose më shumë se 700 mln euro 15 vitet e ardhshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por anëtarët e këshillit kritikojnë planin si formal, nëse nuk kufizohet vrulli i ndërtimeve.

Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht politikat industriale të gjelbra

Çdo ton mall që eksportohet drejt BE-së do të mbajë një kosto të re: çmimin e karbonit. Dhe, në mungesë të raportimit të verifikuar, kjo kosto do të llogaritet sipas mesatares së BE-së, që zakonisht është më e lartë se realiteti vendas.

Ujërat e zeza ndotin liqenet dhe rezervuaret, rrezik për shëndetin publik

Kufizimet për rafting në Vjosë u vendosën pa studime shkencore

Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës vendosi kufizime kohore për ushtrimin e rafting-ut, por operatorët dhe ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi mungesën e studimeve specifike që justifikojnë këto përcaktime. Ata kërkojnë rregulla të bazuara në të dhëna shkencore, që të mbrojnë biodiversitetin pa cenuar ekonominë lokale.

Hub-i i gazit në Vlorë përplaset me objektivat klimatike, organizatat mjedisore kundër marrëveshjes

Nënshkrimi i memorandumit për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe marrëveshjes për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror ka nxitur reagimin e menjëhershëm të organizatave mjedisore, të cilat e konsiderojnë këtë zhvillim një hap prapa në tranzicionin energjetik të vendit.

Transporti pa alternativa të gjelbra thellon krizën e naftës

Shqipëria mbështetet pothuajse tërësisht në transportin rrugor me karburante fosile, ndërsa alternativat e tjera mbeten të pazhvilluara ose inekzistente.

Studimi i ri: Uji i Vjosës devijohet në 20 pika, presion mbi rrjedhën natyrore

Gjetjet e studimit nënvizojnë rëndësinë e forcimit të monitorimit të marrjes së ujit, transparencës në përdorimin e burimeve ujore dhe zbatimit të plotë të kuadrit ligjor për menaxhimin e ujërave, për të siguruar mbrojtjen afatgjatë të lumit Vjosa dhe të ekosistemeve të tij.

Trafiku dhe zhvillimi urban rrisin ndotjen e ajrit dhe zhurmën në qytetet shqiptare

Në Tiranë, rreth 66.7 % e pikave të monitorimit tejkalojnë vlerën referencë për dioksidin e azotit (NO₂), një ndotës që lidhet kryesisht me trafikun rrugor. Po ashtu, 98.3 % e pikave të monitorimit rezultojnë mbi pragun referencë për dioksidin e karbonit (CO₂), çka reflekton intensitetin e lartë të aktivitetit urban dhe të trafikut në kryeqytet.