Klima

Ne ju japim informacionet më të fundit të mjedisit dhe klimës, analizojmë dhe sjellim zërin e ekspertëve të pavarur.

Rënie me 60%, ngrohja globale po ndikon shpendët në Liqenin e Prespës

Të dhënat e CENSUS-eve të zhvilluar në 8 vitet e fundit tregojnë rënien drastike të shpendëve të ujit, teksa ndryshimet klimatike janë ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim.

Masakra urbane e prerja e pyjeve, Shqipëria ndër më të rrezikuarat nga fatkeqësitë natyrore – Flet Miranda Deda

Teksa fatkeqësitë natyrore janë bërë më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike, masakra urbane e 30 viteve të fundit, si dhe prerja e djegia e pyjeve janë disa nga faktorët që e rendisin Shqipërinë, si një ndër vendet më të rrezikuar në Ballkan dhe botë nga përmbytjet, erozioni, rrëshqitjet e dherave, etj.

Insekte, sëmundje e zjarre, ndryshimet klimatike “prekin” pyjet shqiptare

Insektet janë ngjitur më lart, duke zmadhuar zonat e prekjes. Këto fenomene po i vuajnë më shumë drurët halorë.

Sektori bankar, në hapa fillestarë për administrimin e rreziqeve të klimës

Ky është një prej konkluzioneve nga Pyetësori për Rreziqet Klimatike dhe Mjedisore, i realizuar nga Banka e Shqipërisë, me institucionet bankare në vend.

Pompim uji me energji diellore, zgjidhja novatore në Oblikë për të zbutur ndikimin nga thatësira

Për herë të parë një teknologji “e zgjuar” është aplikuar nga një grup fermerësh në Oblikë të Shkodrës, për të zbutur varësinë nga thatësira.

Zgjidhjet novatore, fermerët e Oblikës zbusin varësinë nga thatësira me teknologji smart  

Zgjidhjet novatore janë urgjentisht të nevojshme për të zbutur ndikimet që sjellin ndryshimet klimatike në sektorin bujqësor, teksa për herë të parë një teknologji “e zgjuar” e pompimit të ujit me energji diellore është aplikuar nga një grup fermerësh në Oblikë të Shkodrës.

VIDEO/ Fenomenet ekstreme, dëmet në bujqësi nga breshëri i pazakontë në Kolonjë  

Fenomenet ekstreme të motit janë bërë më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Dekarbonizimi i transportit mbetet në letër

Elektrifikimi i transportit është detyrim për arritjen e targeve të uljes së shkarkimeve të gazeve serrë në luftën ndaj ndryshimeve klimatike, por të dhënat tregojnë se vendi ynë është larg përmbushjes së objektivave.

Breshëri i pazakontë shkatërron prodhimin e fermerëve në Kolonjë  

Fenomenet ekstreme të motit janë bërë më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike, teksa banorët tregojnë se stuhia e qershorit shkaktoi dëme të shumta në bujqësi.

VIDEO / Tranzicioni i gjelbër, shkollat profesionale nuk i përgjigjen nevojave të tregut të punës

Mungesa e programeve për zhvillimin e aftësive kritikohet nga ekspertët, të cilët thonë se kjo situatë ka rënduar mbi bizneset, që detyrohen t’i trajnojnë vetë punonjësit.