Analiza

Ne ju japim informacionet më të fundit të mjedisit dhe klimës, analizojmë dhe sjellim zërin e ekspertëve të pavarur.

Tranzicioni i gjelbër, shkollat profesionale nuk i përgjigjen nevojave të tregut të punës

Përballë kërkesës në rritje për profesionistë në sektorin e energjisë fotovoltaike, shkollat profesionale nuk i janë përshtatur nevojave të tregut përmes ofrimimit të kaulifikimeve të nevojshme.

Institucionet publike nuk përmbushën detyrimin për kursimin e energjisë

Të dhënat e përpunuara nga “EkoSkaner” tregojnë se detyrimi për të konsumuar 15% më pak energji elektrike jo vetëm që nuk u arrit, por në shumë muaj u konsumua edhe më tepër se i njëjti muaj i një viti më parë.

Dekarbonizimi i transportit mbetet në letër

Elektrifikimi i transportit është detyrim për arritjen e targeve të uljes së shkarkimeve të gazeve serrë në luftën ndaj ndryshimeve klimatike, por të dhënat tregojnë se vendi ynë është larg përmbushjes së objektivave.

Centralet diellore të KESH, prej vitesh mbeten në letër

Projektet për ndërtimin e centraleve diellore në Belsh dhe Vaun e Dejës, të prezantuar shumë vite më parë, vijojnë të mbeten në letër, pavarësisht rëndësisë që ka investimi në energji diellore, si masë ndaj ndryshimeve klimatike.

Veprimi për klimën, arritja e objektivave të eficiencës së energjisë mbetet larg 

Politikat e deritanishme në drejtim të eficiencës së energjisë dhe veprimit klimatik nuk janë në përputhje me angazhimet e ndërmarra në kuadër të Axhendës së Gjelbër, si dhe me objektivat e vendosura nga Komuniteti i Energjisë

“Transporti i gjelbër”, shkelen afatet për trenin Tiranë – Durrës – Rinas

Vënia në funksion e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe degëzimi drejt aeroportit të Rinasit parashikohet të ulë ndjeshëm emetimet e gazeve me efekt serrë, duke ndikuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe angazhimeve të ndërmarra nga qeveria në kuadër të Axhendës së Gjelbër.