Klima

Ne ju japim informacionet më të fundit të mjedisit dhe klimës, analizojmë dhe sjellim zërin e ekspertëve të pavarur.

Klima tkurr prodhimin, gratë fermere mbajnë barrën

Temperaturat e larta dhe fenomenet ekstreme të motit po ulin rendimentin e kulturave bujqësore në fushën e Maliqit, duke rënduar veçanërisht mbi gratë fermere. Në Pojan, sipërfaqja e mbjellë me fasule është përgjysmuar në vetëm katër vjet, ndërsa rënia e prodhimit dhe emigracioni po ndryshojnë mënyrën e jetesës së familjeve që prej vitesh mbështeten te bujqësia.

Zjarret dogjën 16 mijë ha pyje e kullota, kërkohet parandalim

35 vatra në vetëm 24 orë, ndërsa 2025 la pas mbi 16 mijë ha të djegur. Ndryshimet klimatike po e bëjnë sezonin e zjarreve më të gjatë dhe më të rrezikshëm, por UNECE paralajmëron se përgjigjja nuk mund të kufizohet te ndërhyrja pasi flakët kanë nisur. Menaxhimi i pyjeve, pastrimi i biomasës, brezat kundër zjarrit, monitorimi dhe paralajmërimi i hershëm duhet të kalojnë në qendër të politikave.

Gratë kanë më pak akses në kredi, sfida për financimin e gjelbër

Gratë sipërmarrëse kanë më pak akses në kredi, duke kufizuar mundësitë e tyre për të investuar në energji të rinovueshme, bujqësi të qëndrueshme dhe teknologji të gjelbra. Mungesa e kolateralit mbetet një nga pengesat kryesore, ndërsa kërkohet zhvillimi i produkteve financiare të posaçme për bizneset e drejtuara nga gratë.

Hub-i i gazit në Vlorë përplaset me objektivat klimatike, organizatat mjedisore kundër marrëveshjes

Nënshkrimi i memorandumit për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe marrëveshjes për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror ka nxitur reagimin e menjëhershëm të organizatave mjedisore, të cilat e konsiderojnë këtë zhvillim një hap prapa në tranzicionin energjetik të vendit.

Transporti pa alternativa të gjelbra thellon krizën e naftës

Shqipëria mbështetet pothuajse tërësisht në transportin rrugor me karburante fosile, ndërsa alternativat e tjera mbeten të pazhvilluara ose inekzistente.

Forumi Rajonal në Korçë “ndez” debatin për integritetin mjedisor, 920 hektarë pyje e kullota të dhëna me qira për energjinë diellore

Forumi Rajonal “Integriteti mjedisor në përdorimin e tokës – Sfidat e qeverisjes vendore në luftën kundër korrupsionit”, mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të bashkive, pushtetit vendor, akademisë, ekspertëve dhe medias.

Duhet arsim dhe aftësi për të ardhmen e energjisë së rinovueshme

Pa punonjës të kualifikuar dhe sisteme arsimore moderne, tranzicioni i gjelbër nuk mund të ketë sukses.

Centralet diellore mes pyjeve e kullotave, rreziku i ri për mjedisin

Ekspertët theksojnë se mungesa e një planifikimi të kujdesshëm dhe e një vlerësimi të thelluar të ndikimit në mjedis po e kthen energjinë diellore në një rrezik të ri për natyrën.

“Sistem i dobët për monitorimin e ndryshimeve klimatike”

Gjatë konferencës shkencore doli në pah sistemi i dobët i monitorimit që ka aktualisht vendi ynë, teksa vit pas viti numri i vendmatjeve pëson rënie.

“Plan masash”, 3 bashkitë ku duhen ndërhyrje për risqet nga klima

Rekomandimet u identifikuan pas monitorimit të buxheteve bashkiake, detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore si dhe risqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, që nxorri në pah se bashkitë akordojnë pak ose aspak fonde për programet që lidhen me mjediisn apo ndryshimet klimatike.