“Më shumë dëme”, bashkitë vuajnë mungesën e rentës minerare

Video hulumtuese
5% e të ardhurave nga renta minerare iu takon bashkive ku ushtrohet aktiviteti, por të dhënat e përpunuara tregojnë se bashkitë nuk e marrin të plotë vlerën që iu takon. Sipas ekspertëve, të ardhurat nga renta nuk mund të krahasohen me impaktin negativ që kanë në infrastrukturë dhe mjedis industritë nxjerrëse, duke kërkuar rritjen e përfitimeve për këto bashki që kanë nivel të lartë varfërie, pavarësisht pasurive natyrore të tyre.

Sipas ligjit, 5% e të ardhurave nga renta minerare iu takon bashkive ku ushtrohet aktiviteti, por të dhënat e përpunuara e emisioni “EkoSkaner” tregojnë se bashkitë nuk e marrin të plotë vlerën që iu takon. Vetë bashkitë ankohen për procedura rakorduese që vështirësojnë përfitimin e parave, ndërsa shtojnë se kërkesat shumëvjeçare për rritjen e pjesës takuese për pushtetin vendor kanë rënë në vesh të shurdhër.

Sipas ekspertëve të ardhurat nga renta nuk mund të krahasohen me impaktin negativ që kanë në infrastrukturë dhe mjedis industritë nxjerrëse, duke kërkuar rritjen e përfitimeve për këto bashki që kanë nivel të lartë varfërie, pavarësisht pasurive natyrore të tyre. Ata kritikojnë mungesën e reagimit nga qeveria qendrore, ndërsa kërkojnë jo vetëm rritjen e përfitimeve por edhe kushtëzimin e fondeve për përmirësimin e gjendjes në mjedis, që pasohet me përmirësimin e jetesës dhe shëndetit të qytetarëve.

Ndiqni hulumtimin e realizuar nga gazetarja Ola Mitre.