Fenomenet ekstreme të motit në Shqipëri, si: valë të nxehti, thatësira të zgjatura, netë tropikale, zjarre apo bomba shiu, që janë reshje me intensitet të lartë të përqendruara në zona të vogla janë në rritje. Ekspertët i shpjegojnë këto fenomene ekstreme të motit me ndryshimet klimatike. Por, teksa sektori elektroenergjetik është një nga më të rrezikuarit nga ndryshimet, të dhënat e përpunuara nga “EkoSkaner” tregojnë se reagimi i qeverisë për t’i zbutur këto pasoja nuk është i mjaftueshëm.