Shumë bashki të vendit, brenda harkut kohor të 1 viti kanë vënë në funksion të centraleve fotovoltaike qindra hektarë pyje e kullota. Të dhënat e përpunuara nga emisioni “EkoSkaner” tregojnë se janë të paktën 900 ha nga fondi pyjor dhe kullosor, për të cilat janë shpallur fituesit apo janë lidhur kontratat e qirasë për ndërtimin e këtyre impianteve, duke shkelur legjislacionin në fuqi dhe strategjitë e miratuara për aktivitetet që lejohen të zhvillohen brenda këtyre sipërfaqeve. Ekspertët e mjedisit dhe pushtetit vendor kritikojnë dhënien në masë me qira, për shkak të dëmeve që do i shkaktohen pyjeve e kullotave, ndërsa shtojnë se këto politika, po dëmtojnë edhe zhvillimin e energjisë diellore në vendin tonë, që cilësohet si miqësore me mjedisin nëse pozicionohet brenda territoreve të lejuara. Ata kërkojnë ndërprerjen e dhënies me qira të fondit pyjor në vend, si dhe ndërhyrjen e institucioneve qendrore, ndonëse këto sipërfaqe janë në administrim nga Njësitë e Qeverisjes Vendore.
Ndiqni emisionin e plotë, të realizuar nga gazetarja Ola Mitre.