Vetëmonitorimet në mjedis ngrenë dyshime për fiktivitet

Emisione

Detyrimi për dorëzimin e vetëmonitorimeve nga bizneset e pajisur me leje mjedisore shkelet rëndom, por edhe në rastet kur raportet dorëzohen ato nuk verifikohen nga institucionet përgjegjëse. Për pasojë ndotja reale në shumë zona vihet në pikëpyetje, duke qenë se monitorime alternative të kryera përmes laboratorëve të certifikuar shpesh herë kanë nxjerrë në pah ndotjen tej normave të lejuara.

Ekspertët akuzojnë autoritetet si përgjegjëse për situatën, pasi kanë detyrimin ligjor të kryejnë monitorime, sidomos në zona ku risku i ndotjes në mjedis është i lartë. Ata shtojnë se moszbatimi i ligjit në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, po shkel të drejtën e qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm.

Ndiqni emisionin e plotë, të realizuar nga gazetarja Ola Mitre.