HEC “Palushi” mori miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në qershor të vitit 2018, ndërsa në mars të vitit 2019 Agjencia Kombëtare e Mjedisit miratoi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Hidrocentrali do të ketë një fuqi të instaluar prej 1012 KW, ndërkohë që përroi mbi të cilin ai po ndërtohet, përshkon Kanionin e Bicajt, që gëzon statusin “Monument Natyror”. Gjithashtu, ky kanion ndodhet brenda Parkut Natyror Korab-Koritnik, që është pjesë e rrjetit Emerald dhe Brezit të Gjelbër.
Sipas legjislacionit në fuqi, në zonat që gëzojnë statusin “Monument Natyror” zbatohet shkalla e mbrojtjes, e njëjtë me “Rezervën strikte” apo thënë ndryshe shkalla e parë e mbrojtjes, duke ndaluar të gjitha aktivitetet njerëzore që mund ta dëmtojnë. Në këto zona është e lejuar vetëm prania e vizitorëve, por pa mjete të motorizuara, në mënyrë që të ruhet cilësia e natyrës së egër. Por, pavarësisht kësaj, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtuara ka lejuar zhvillimin e këtij projekti hidroenergjetik, duke deklaruar se HEC-i ndodhet jashtë zonës së mbrojtur.
Për të ndjekur emisionin eplotë klikoni linkun e mëposhtëm: