Autoritetet s’matin ndotjen e ajrit për të paktën tre vitet e fundit në qyetet kryesore në vend.
Raporti i Gjendjes në Mjedis për vitin 2018, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk përmbante kapitullin e cilësisë së ajrit urban, ndërkohë që në dokument thuhej se “monitorimi nuk ishte realizuar për shkak të pamundësive për të realizuar kolaudimin e aparaturave. Ngjashëm me 2018-ën, edhe raportet për 2 vitet në vijim, ndonëse rikthyen këtë kapitull, përmbajnë një numër tejet të kufizuar monitorimesh, çka sipas ekspertëve nuk paraqet aspak situatën reale të ndotjes urbane e për pasojë pamundëson ndërmarrjen e politikave për reduktimin e saj. Paralelisht disa monitorime alternative të financuara nga Bashkimi Evropian kanë nxjerrë në pah tejkalimin e shumë treguesve në Tiranë, Durrës, Shkodër e Elbasan, 4 prej qyteteve me numrin më të lartë të banorëve në vend, ndërsa mjekët flasin për efektet negative që ka në shëndet ajri i ndotur .
Për më shumë ndiqni emisionin EkoSkaner në linkun më poshtë: