Fenomenet ekstreme të motit janë bërë më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Stuhia e pazakontë e breshërit, në javën e tretë të qershorit, preku më së shumti fshatrat Rehovë, Starje dhe Prodan në Bashkinë e Kolonjës. Ndërkohë që, Vasil Qirici, një fermer nga fshati Rehovë, tregon se stuhia e breshërit zgjati një orë, duke shkaktuar dëme të shumta në bujqësi.