Shëndetësia shqiptare kërcënohet nga ndryshimet klimatike

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në shëndet ishte në fokus të emisionit “EkoSkaner”. Investigimi nxorri në pah se nevoja për kujdes shëndetësor do të rritet, për shkak të rritjes së temperaturave apo fatkeqësive natyrore, por qeveria po lëviz ngadalë në drejtim të marrjes së masave për zbutjen e efekteve negative, në shkelje të angazhimeve të ndërmarra […]

“Më shumë dëme”, bashkitë vuajnë mungesën e rentës minerare

5% e të ardhurave nga renta minerare iu takon bashkive ku ushtrohet aktiviteti, por të dhënat e përpunuara tregojnë se bashkitë nuk e marrin të plotë vlerën që iu takon. Sipas ekspertëve, të ardhurat nga renta nuk mund të krahasohen me impaktin negativ që kanë në infrastrukturë dhe mjedis industritë nxjerrëse, duke kërkuar rritjen e përfitimeve për këto bashki që kanë nivel të lartë varfërie, pavarësisht pasurive natyrore të tyre.

“Më shumë dëme”, bashkitë vuajnë mungesën e rentës minerare

Transferta e rentës minerare te bashkitë ku ushtrohet aktiviteti i industrisë nxjerrëse ishte në fokus të emisionit “EkoSkaner”. Investigimi nxjerr në pah se miliona lekë nuk shkon te buxhetet bashkiake, në shkelje të legjislacionit në fuqi. Vetë bashkitë ankohen për procedura rakorduese që vështirësojnë përfitimin e parave, ndërsa shtojnë se kërkesat shumëvjeçare për rritjen e […]

Nën kthetrat e HEC-eve, si po shuhen fshatrat nga mungesa e ujit

Rreth 320 HEC-e të ndërtuar mbi rrjedhat lumore po thajnë për ujë mijëra hektarë tokë dhe po rrudhin ekonomitë lokale të zonës, pasi nuk respektojnë “rrjedhën minimale ekologjike” të ujit, një kusht i detyrueshëm në kontratën koncensionare. Pasojat po i vuajnë edhe buxhetet e bashkive, që po shpenzojnë miliona lekë për të çuar ujin për vaditje atje ku ishte më parë.